A e dini se dhurimi i organeve përfaqëson aktin më të lartë të humanitetit?
A keni dëgjuar se një dhurues organesh mund të shpëtojë tetë jetë?
A e dini se gjasat për të pasur nevojë për një organ janë më të larta se gjasat për të qenë dhurues organesh?
Po?
Atëherë jeni në vendin e duhur! 😊
Ju ftojmë që konceptin tuaj ta transformoni në një formë kreative që më së shumti u përshtatet ju:
- Ekspozitë / poster digjital
- Dizajn i bexhit (distinktivit)
- Kolazh
Çmimet:
Një juri prej pesë anëtarësh do të vendosë për zgjidhjet e paraqitura.
Tre punimet më të mira do të shpërblehen me dhurata vauçerë për pajisje, që kapin vlerën përkatësisht 500 €, 300 € dhe 200 €!
10 punimet më të mira do të shfaqen në një ekspozitë publike, së bashku me zgjidhjet profesionale të dizajnit grafik.
Rregullat e pjesëmarrjes:
Thirrja është e hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të dërgojë maksimumi dy punime kreative.
Formati dhe aplikimi:
Ju lutemi dorëzoni punimin tuaj nëpërmjet
Afati i aplikimit:
Mund të aplikoni deri më 04.03.2024.
Pëlqimi:
“Duke marrë pjesë në këtë thirrje, ju pranoni që punimi juaj i paraqitur dhe emri që lidhet me të, të përdoret në mediat sociale dhe platforma të tjera mediatike për qëllime të fushatës për ndërgjegjësim. Të drejtat e autorit të punimeve të dorëzuara do t’i mbajë Delegacioni i Bashkimit Evropian Republikën e Maqedonisë së Veriut, megjithëse autorët do të mbajnë të drejtën për të ekspozuar punimet e tyre në ekspozita dhe për ta përdorur atë si referencë në portofolet e tyre.
Nëse punimi juaj përzgjidhet si një nga tre veprat më të mira, ose për të qenë pjesë e ekspozitës në një hapësirë publike, kërkohet gjithashtu pëlqim i nënshkruar nga prindi ose kujdestari juaj për pjesëmarrje/prani në ngjarjet e planifikuara.
Konflikti i interesit
Për të garantuar drejtësi dhe paanshmëri, individët të cilët janë drejtpërdrejt të lidhur me projektin, duke përfshirë anëtarët e ekipit të projektit, konsulentët dhe ekipin DEU, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë thirrje.
Ky nuk është thjesht një konkurs.
Paraqet një mundësi për të kontribuar në një kauzë jetike. Kreativiteti juaj mund të ndihmojë në përhapjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e dhurimit dhe transplantimit të organeve.
Me padurim presim krijimet tuaja frymëzuese! 😊
Kjo thirrje organizohet në kuadër të projektit të financuar nga BE “Mbështetje për Sistemin e Transplantimit”,që zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mohim i përgjegjësisë:
“Pikëpamjet e shprehura në këtë dokument janë përgjegjësi e vetme e Konsorciumit “AESA – PLANET SA” dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Komisionit Evropian”.
Одрекување од одговорност
Ставовите изразени во овој документ се единствена одговорност на “AESA – PLANET SA” конзорциумот и не мора да ги одразуваат ставовите на Европската комисија.